VIDEO/ Ja kush janë xhenierët shqiptarë në Letoni, efektivja Hasanaj uroi 10-vjetorin në NATO

VIDEO/ Ja kush janë xhenierët shqiptarë në Letoni, efektivja Hasanaj uroi 10-vjetorin në NATO

11:26, 06/05/2019
A+ Aa A-

Xhenierja shqiptare Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën e vrarë nga mina në Letoni, dëgjohet në këtë video tek tregon për detyrën e saj dhe uron Shqipërinë për 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO.

Ministria e Mbrojtjes e ka publikuar disa javë më parë, këtë video për efektivët shqiptarë në Letoni. Ata vetë tregojnë për punën e tyre:" Prej 2 vitesh, djemtë dhe vajzat e Forcave të Armatosura kontribuojnë në Letoni, në kuadër të Mbrojtjes Kolektive të Aleancës."

Sot, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku, njoftoi se një efektive ka humbur jetën nga mina në Letoni, nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj, 27 vjeçe, kurse dy kolegë janë plagosur: Major Klodian Nikolla Tanushi dhe rreshter Julian Xhevat Kapaj./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco