Gjyqtarja e Shullazit merret në mbrojtje nga Reparti Special

Gjyqtarja e Shullazit merret në mbrojtje nga Reparti Special

10:53, 06/05/2019
A+ Aa A-

Gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani i janë shtuar masat e sigurisë. Reparti Special në Policinë e Shtetit dhe agjentë të krimeve e kanë marrë në mbrojtje, sipas burimeve të Abcnews.

Gjyqtarja Dollani është një nga anëtaret e trupës që po gjykon në Apel Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Nuk konfirmohet zyrtarisht se cila është arsyeja dhe nëse gjyqtarja ka marrë kërcënime por shtimi i ruajtjes për të vjen në një fazë mjaft të rëndësishme për procesin gjyqësor.

Dyshime janë se mbrojtja për Saida Dollanin vjen për shkak të peshës që kanë çështjet që ka në shqyrtim gjyqtarja. Në seancën e fundit për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë u dorëhoq nga gjykimi Nure Dreni për shkak të konfliktit të interesit. Gjithashtu nga çështja janë larguar edhe dy gjyqtarët që ishin caktuar në fillim të procesit Fehmi Petku që u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  dhe Sokol Binaj që dha dorëheqjen, por pa shpjeguar arsyen.  Blerim Shullazi, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani për arsyen se e kishte gjykuar në një tjetër proces.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco