Itali, po vidhnin gjatë natës në fermë, babë e bir shqiptar përpiqen më kot të shpëtojnë

Itali, po vidhnin gjatë natës në fermë, babë e bir shqiptar përpiqen më kot të shpëtojnë

09:19, 06/05/2019
A+ Aa A-

Veglie - Shkëlqim Sinani, 42 vjeç dhe i biri i tij Ramazani, 19 vjeç, të dy me origjinë shqiptare, janë arrestuar gjatë natës nga karabinierët e e Campi Selentina për vjedhje të rëndë.

Të dy u zbuluan rreth orës 2 të natës, në afërsi të fermës Santa Venia, e cila ndodhet aty ku bashkohen disa rrugë rurale, pak kilometra larg qytetit.

Ishte  pronari i fermës ai që kërkoi ndihmë. Pavarësisht se ishte orë e vonë, ai dëgjoi zhurma dhe vërejti disa lëvizje të dyshimta.

Në vend, përveç policëve, erdhën edhe forca të sigurisë. Kur at e bir e panë vetën të zbuluar, tentuan të zhdukeshin me makinën e tyre, një Audi A4. Por qe tepër vonë.

Pas arrestimit, u kuptua skema që ata kishin përdorur për të vjedhur fermën. Të dy, pasi kishin prerë zinxhirin që mbyllte depon e fermës me një gur fleksibël, vodhën një motor dhe një motopompë.

Malli i vjedhur prej tyre u rikthye në fermë, por ata të dy u arrestuan dhe u vunë në arrest shtëpie.

Vjedhja ën fshatra është një problem për të cilin flitet pak, edhe pse është një fenomen mjaft i përhapur dhe nganjëhërë është një dramë për bujqit dhe pronarët, që përballen jo vetëm me humbjen e mjeteve të vlefshme të punës, por ndonjëhërë edhe me shkatërrimin e mallrave dhe të korrave./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco