‘Jemi grabitur 3 herë’/ Pronari në Patos: Jemi të frikësuar e të pambrojtur, nuk ka siguri

‘Jemi grabitur 3 herë’/ Pronari në Patos: Jemi të frikësuar e të pambrojtur, nuk ka siguri

20:47, 05/05/2019
A+ Aa A-

Medi Kurteshi, pronari i subjektit që ra pre e grabitjes në Patos,  tregon se kjo është hera e tretë që grabiten por jo në përmasat e kësaj të fundit.

Duke rrëfyer dinamikën e ngjarjes, ai  tregon se grabitësit kanë shkatërruar kasafortën dhe kanë marrë rreth 2800 euro, 60 000 lekë të reja, si dhe çelësat e dy makinave që sapo i kishin blerë.

Më pas ata kanë dalë dhe janë arratisur me dy automjete të tipit “Audi” dhe “Range Rover".

“Rreth orës 3 të mëngjesit këtu vinë disa grabitës dhe futen brenda në ambientet e punës dhe kanë shkatërruar gjithçka. Kanë shkatërruar dhe kasafortën në të cilën ndodheshin vlera monetare dhe dy çelësat e makinave që sa i kishim blerë.  Rreth orës 3:20 këta i kanë marrë makinat. Në mëngjes ishte çdo gjë e shkatërruar. Rreth orës 3 dëgjova ca zhurma por nuk dyshova. Kjo nuk është hera e parë por jo të kësaj natyre.Kjo punë ka qenë e mirëorganizuar por nuk mund të flas me emra konkret. Mendoj se kanë qenë mbi dy persona", rrëfen ai për Ora News.

Identifikimi i autorëve bëhet më i vështirë, pasi siç tregon ai dhe pse kanë qenë të survejuar me kamera sigurie nuk kanë funksionuar, pasi kanë qenë të hequra nga priza.

“Kemi kamera sigurie por nuk kanë funksionuar. Ne kërkojmë të gjenden grabitësit dhe të na kthehen sendet e vjedhura”, shprehet Kurteshi.

“Jemi të frikësuar, jemi të pambrojtur. Nuk ka siguri.Vetë këto ngjarje të bëjnë të krikësohesh. Nuk kemi konflikte me askënd”, shton ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco