Shkon në 93 numri i të helmuarve në Bulqizë, ja çfarë dyshohet …

Shkon në 93 numri i të helmuarve në Bulqizë, ja çfarë dyshohet …

17:14, 05/05/2019
A+ Aa A-

 Vijon të rritet numri i të helmuarve në që kanë përfunduar në spitalin e Bulqizës. Burime bëjnë me dije se, ka arritur mbi 93 persona deri në këto moment numri i të shoqëruarve në spital.

Burime të sigurta të shëndetit publik bëjnë me dije, pasi qyteti i vjetër i Bulqizës funizohet nga Z.D pasi në këto galeri ku merret funizimimi i ujit punohet për nxjerrjen e kromit dhe dyshohet që gjatë shpërthimeve që bëhen në galeri me lëndë plasëse tritol, ato krijojnë disa gazra dhe mendohet të jenë përzier me ujin që funizon qytetin e Bulqizës dhe janë marre analizat nga punonjësit e Shëndetit Publik dhe janë dërguar në laboratorin e Tiranës.

Sot, punonjësit e Shëndetit Publik kanë përgaditur disa fletushka dhe po i shpërndajnë në qytetin e Bulqizës për të mos u përdorur uji i qesmes por bashkia duhet të marrë masa për funizimin me bote të të gjitha familjevë në Bulqizë me ujë.

Janë të rrallë ato tregtarë në qytetin e Bulqizës pasi merrnin ujë me koli dhe ato koli të pakta që kishin i kanë shitur brenda pak minutash prandaj bashkia duhet të marri masa për funizimin me ujë të pijshëm deri kur të dali përgjigjja e analizave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco