8 milionë euro i ‘mori lumi’, përmbytet bulevardi kryesor i Vlorës

8 milionë euro i ‘mori lumi’, përmbytet bulevardi kryesor i Vlorës

15:30, 05/05/2019
A+ Aa A-

Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë që shtrihet deri në në Skelë është gdhirë mëngjesin e sotëm i mbuluar nga uji dhe vazhdon dhe në orët e pasdites të jetë i përmbytur.

Sipas të dhënave të publikuara rikonstruktimi i këtij bulevardi ka kushtuar 8 milionë euro dhe është financuar nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV.

Në këtë bulevard ishte planifikuar të rehabilitohej e gjithë infrastruktura nënrrugore, duke vendosur të gjitha kanalizimet, si dhe krijonin për mundësinë e shtrirjes së fibrave optikë. Ky bulevard do ishte si pikënisje për të nxitur ivestimet e reja.

Si duket 8 milionë euro investim nuk kanë mjaftuar për rikonstruktimin e bulevardit dhe ka pasur një neglizhencë të madhe në cilësinë e punimeve që duheshin bërë.

Ndërkohë në rrjetet sociale ka plasur ironia me fotot e bulevardit të përmbytur dhe investimet që duhej të ishin bërë.

Janë aktivistë të ndryshëm që fajësojnë kryeministrin Rama për këtë gjendje duke bërë paralelizma ironikë me Venecian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krist05/05/2019 19:05

Po ligj a ka ky shtet,qe kur nje investim,nuk justifikon ,jo vetem parate e harxhuara,por edhe punen e bere (ose te lene pa bere),te vendose perpara drejtesise ata qe kane marre parate dhe nuk justifikojne (duket qe nuk mjaftojne drenazhet e kullimit,apo te largimit te ujit ),shspenzimin e bere nga shteti vete?

Shto koment

Denonco