Shkodrani i arrestuar nga RENEA, lidhje me vrasësin e vëllezërve Bilali

Shkodrani i arrestuar nga RENEA, lidhje me vrasësin e vëllezërve Bilali

12:24, 05/05/2019
A+ Aa A-

Forcat e policisë RENEA dhe FNSH, finalizuan operacionin për kapjen e të shumkërkuarit nga Shkodra, Barush Bregu 33 vjeç siç njihet edhe me emrin tjetër Bajram Bregu.

Por kush është në fakt 33 vjeçari i cili fshihej në banesën me qera tek “Komuna e Parsit”?

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dijese ai njihet si krahu i djathtë i Ibrahim Liçit autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali me 30 mars të këtij viti dhe pjesëtar i familjes Liçi të cilët tashmë prej më shumë se një viti janë në përplasje me grupin tjetër kriminal Bajri edhe këto të fundit të arrestuar që në shtator të vitit të kaluar.

Barush Bregu është një kontigjent i njohur për policinë. Në 2016 është dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov.

Barush ose Bajram Bregu vitin e kaluar gjatë ndjekjes nga policia e Shkodrës arriti që t’i shpëtojë ndërsa përplasi me mjetin e tij dy patrulla të policisë duke iu shpëtuar ndjekies.

Përgjatë gjithë kësaj kohe ka qenë person i shpallur në kërkim dhe pas një viti u arrestua në Tiranë në banesë me qera tek “Komuna e Parisit”. Barush Bregu dyshohet nga policia e Shkodrës edhe për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale sëbashku me Ibrahim Liçin. Policia dyshon se Barush Bregu ka ndihmuar shokun e tij Ibrahimin në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali por edhe në ngjarje të tjera kriminale. Barush Bregu dyshohet edhe si personi që ka ndihmuar Ibrahim Liçin në çdo lëvizje të këtij të fundit. Bashkë me 33 vjeçarin u kap edhe Bajram Çekorja, 21 vjeç banues në Shkodër i dyshuar për përkrahje të Barush Bregut, shkruan Balkanëeb.

Nga ana tjetër me 27 prill të këtij viti policia e Shkodrës pas informacionit për të shtëna në fshatin Luarës të Velipojës zhvilloi një aksion atje duke menduar fillimisht për ndonjë bazë droge. Policia nuk arriti që të identifikojë se kush ka qëlluar nga mjeti tip Golf pasi personat janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë. Pas kontrolleve në çdo shtëpi për të kapur autorët, rastësisht policia gjeti në banesën e braktisur të shtetasit Gëzim Sela i cili jeton prej disa vitesh jashtë Shqipërisë një arsenal armësh dhe municionesh. Gëzim Sela është vjehrri i vëllait të Ibrahim Liçit dhe banesa e tij ka të paktën 5 vite e braktisur.

Pas kësaj bingoje rastësore të efektivëve u ngritën dyshime se Ibrahim Liçi mund ta ketë përdorur atë banesë të braktisur si bazë për të lënë armët dhe municionet si dhe për t’ju fshehur policisë. Në atë banesë policia gjeti një arsenal armësh si një armë ushtarake të rëndë granat hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motorçiklete. Armët dhe municionet e gjetura në Velipojë policia dyshon se mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale dhe aty përveç sekuestrimit janë marrë edhe gjurmët e gjetura ndërsa vijojnë hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco