Hoqi sinjalistikën rrugore greqisht-shqip në Finiq, ARRSH sqaron: Qe renditur kundër ligjit

Hoqi sinjalistikën rrugore greqisht-shqip në Finiq, ARRSH sqaron: Qe renditur kundër ligjit

11:49, 05/05/2019
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar reagoi sot me një sqarim lidhur me heqjen e tabelave rrugore në bashkinë e Finiqit, në të cilat parësore ishte gjuha greke.

Në njoftim thuhet: "Nisur nga konstatimi për vendosjen në rrugën kombëtare Qafë Muzinë – Sarandë – Konispol, të sinjalistikës rrugore me emertime të qëndrave të banuara në gjuhën minoritare të zonës dhe shqipe, Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatë mbrëmjes së mbrëmshme, në bashkëpunim me Policinë e shtetit ka realizuar heqjen e 35 tabelave, të cilat ishin vendosur jashtë standarteve të përcaktuara në Kodin Rrugor dhe pa miratimin e entit pronar të rrugës Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Sa me sipër, çdo palë e tretë jo ent pronar i rrugës, në kushtet kur vendos të ndërhyjë në rrugë apo vendosje sinjalistike treguese për zonat e banuara, duhet t’i referohet “Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë” dhe V.K.M Nr.446, datë 05.03.2008 “Per percaktimin e specifikimeve teknike te tabelave te emertimeve te parqeve, shesheve, bulevardeve e rrugeve dhe numertimeve te ndertesave".

ARRSH konstatoi se 35 tabela të vendosura në këtë aks nacional, nuk plotësonin kushtet e përcaktuara në kodin rrugor të RSh për mbrojtjen e sigurisë rrugore të përdoruesve të rrugës, ku shumica prej tyre pengonte shikueshmërinë e tabelave rrugore paralajmeruese në këtë aks. Gjithashtu u konstatua se këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket specifikimeve teknike të tyre.

Gjithashtu u konstatua se këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket renditjes së emertimëve në gjuhën shqipe dhe atë minoritare, ngjyrës dhe madhësisë së shkrimit të përdorur.

Si rrjedhojë, duke e konsideruar vendosjen e këtyre tabelave në shkelje të procedurave ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, si dhe Policinë Gjyqësore, kanë ndërmarrë gjatë mbremjes se 4 majit masat për heqjen e këtyre tabelave duke eliminuar nga rruga 35 tabela sinjalizuese, të cilat ulnin sigurinë rrugore të mjeteve dhe përdoruesve të rrugës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alket05/05/2019 13:06

O ropt ku ti kene ata qe i vune dhe juve te shtetit qe kujtoheni me vonese. Po kallezimin penal ku e keni? Apo eshte kurva juaj ai kryetari i bashkise? Ne burg ore futeni mutin bashke me ata bythqirat greke qe e kane nxitur ta beje kete.

Shto koment

Denonco