Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

78 të helmuar në Bulqizë, mjeku: Po presim  analizat për shkakun

78 të helmuar në Bulqizë, mjeku: Po presim analizat për shkakun

10:57, 05/05/2019
A+ Aa A-

78 persona  janë helmuar ditën e djeshme në Bulqizë. Të rritur dhe fëmijë janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ata janë shprehur se kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke. Mjekët pohojnë se nisur nga simptomat, dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i pijshëm.

Ndërkohë që Drejtori i Ujësjellësit, N. Muça ka mohuar që shkak ka qenë uji, ndërsa ka shtuar se për të vërtetuar dyshimet paraprake të mjekëve duhet të pritet 48 orë për përgjigjet e analizave.

Në pritje të përgjigjes zyrtare mbi shkakun numri i personave që po shtrohen në spital vijon që të rritet. Të gjithë të helmuarit janë nga qyteti i Bulqizës dhe jo nga periferia.

Edhe Drjetori i Spitalit Hazis Jella ka folur për helmimin duke shtuar se duhet të priten analizat që të jepet një përgjigje për shkakun.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco