Vodhën motoçikletat e bllokuara nga policia, arrestohen 4 persona

Vodhën motoçikletat e bllokuara nga policia, arrestohen 4 persona

09:33, 05/05/2019
A+ Aa A-

Kanë rënë në pranga gjatë orëve të fundit në qytetin e Vlorës 4 persona të dyshuar për një serë vjedhjesh.

“Këta shtetas janë arrestuar nga shërbimet e policisë për arsye se më datë 04.05.2019, në orët e para të mëngjesit kanë vjedhur Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve "Triport-Vlorë" duke marrë 3 motoçikleta, mjete të cilat ishin lënë ruajtje nga shërbimet e qarkullimit për veprime të mëtejshme administrative”.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Vlorë

Finalizohet operacioni i koduar "Triporti".

Vihen në pranga 4 shtetas për kryerjen e një sërë vjedhjesh

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe për kapjen e autorëve, Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar "Triporti".

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë për vjedhje në bashkëpunim, shtetasit e mëposhtëm:

E.H., 31 vjeç, banues në Vlorë.
V.I., 19 vjeç, banues në Vlorë.
A.N., 29 vjeç, banues në Vlorë.
I.L., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas janë arrestuar nga shërbimet e policisë për arsye se më datë 04.05.2019, në orët e para të mëngjesit kanë vjedhur Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve "Triport-Vlorë" duke marrë 3 motoçikleta, mjete të cilat ishin lënë ruajtje nga shërbimet e qarkullimit për veprime të mëtejshme administrative.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera në drejtim të këtyre personave, ka rezultuar se janë autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin, konkretisht:

• Më datë 17.04.2019, në lagjen "Hajro Çakërri" dyshohet se kanë vjedhur një motor në pronësi të shtetasit S.R.

• Më datë 08.03.2019, në pikën e bllokimit të mjeteve në Triport, Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur dy targa automjetesh.

• Më datë 02.02.2019, dyshohet se kanë vjedhur disa krerë shpezë në pronësi të shtetasit R.P., Vlorë.

• Më datë 14.03.2019, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur 3 bagëti të imta në pronësi të shtetasit J.Xh.

• Më datë 08.04.2019, në lagjen "Kushtrimi" Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur disa krerë shpezë në pronësi të shtetasit E.S.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtyre shtetasve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco