‘E vrava se më tradhtonte’, çfarë thonë dëshmitarët para hetuesve: Antoneta dhe Skënderi …

‘E vrava se më tradhtonte’, çfarë thonë dëshmitarët para hetuesve: Antoneta dhe Skënderi …

19:40, 04/05/2019
A+ Aa A-

Nderkohe qe burri vrases, Skender Hoxha, ka dekaruar se e beri krimin pasi dyshonte se gruaja e tradhtonte, ndryshe kane deklaruar deshmitaret.

Para hetuesve ka dhënë shpjegime edhe personi me të cilin Skënder Hoxha ka pretenduar se bashkëshortja e tij e tradhtonte. Shtetasi S.H. mohon një fakt të tillë, ndërsa shton se në dijeninë e tij, ata shkonin shumë mirë.

“Është pyetur si person që tregon rrethanat e hetimit në lidhje me ngjarjen shtetasi S.H., i cili sqaroi se nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie intime me shtetasen Antoneta Hoxha.

Me familjen e shtetasit Skënder Hoxha dhe me bashkëshorten e tij Antonetën ka pasur thjesht marrëdhënie familjare, hyrje-dalje te njëri-tjetri për shkak se janë bashkëfshatarë. Më datë 30.04.2019, rreth orës 06:00, ka qenë në gjumë dhe në këtë kohë ka dëgjuar të bërtitura grash që vinin nga shtëpia e Skënder Hoxhës. Është ngritur dhe ka shkuar te shtëpia e Skënderit, ku ka mësuar se Antoneta, bashkëshortja e Skënderit, kishte vdekur.

Më pas, aty ka mësuar se Skënderi e kishte vrarë Antonetën me sëpatë. Shtetasi S.H. nuk di që ata kanë pasur ndonjë konflikt me njëri-tjetrin, pasi në dijeninë e tij, ata shkonin mirë me njëri-tjetrin”, ka thënë dëshmitari.

Edhe shtetasja D.H. thotë se në dijeninë e saj, ata kanë pasur marrëdhënie të mirë dhe se autori nuk vuan nga ndonjë sëmundje mendore.

“Është pyetur gjithashtu me cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shtetasja D.H., e cila ka shpjeguar se në datë 30.04.2019, rreth orës 4:30, te shtëpia saj ka shkuar shtetasi Skënder Hoxha, i cili e ka njoftuar se gruaja e tij Antoneta ishte e sëmurë. Kur ka vajtur te banesa e Skënderit në dhomën e katit të dytë, ka parë të shtrirë në krevat shtetasen Antoneta.

Aty ka parë që kishte dëmtime në kokë dhe ishte e vdekur. Marrëdhëniet e bashkëshortëve kanë qenë të mira, nuk kanë pasur konflikte apo hasmëri me njerëz të tjerë. Në dijeninë e saj si ish-infermiere e fshatit, shtetasi Skënder Hoxha nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor”, shkruhet në kërkesën për masë sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco