Dëshmia rrënqethëse/ ‘Po flinte gjumë kur e qëllova’, burri tregon para gjykatës pse e vrau gruan

Dëshmia rrënqethëse/ ‘Po flinte gjumë kur e qëllova’, burri tregon para gjykatës pse e vrau gruan

16:58, 04/05/2019
A+ Aa A-

Ndërkohë që ishte në gjumë, në mesnatë Antoneta Hoxha është vrarë në mënyrë barbare nga bashkëshorti i saj Skënder Hoxha, i cili e ka goditur me sëpatë.

Gjykata për Krime të Rënda e la në masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat 63- vjeçarin, ndërsa ai pretendoi se shkak për vrasjen ishte bërë tradhtia e bashkëshortes. Megjithatë, një pretendim i tillë nuk është mbështetur nga dëshmitarët dhe personat që njihnin çiftin. Në dëshminë e tij, Hoxha është shprehur se prej kohësh ata debatonin për dyshimet e tij, se viktima kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me shtetasin S.H., por atë mesnatë duket se dyshimet nxitën Skënderin të shkonte në aktin më ekstrem, duke vrarë në mënyrë barbare bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 prill në orët e mesnatës, ndërsa viktima është gjetur e mbuluar në gjak dhe me një batanije të zeze.

Në dëshmine e zbardhur nga 'Panorama', duke iu referuar kërkesës për masë sigurie, mësohet se autori ka pranuar krimin dhe ka treguar të gjithë ngjarjen. Fillimisht, ai ka larë sëpatën, ka ndërruar rrobat dhe vetëm në orën 04:00 ka lajmëruar kryeplakun e fshatit për atë që kishte bërë.

“Është pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Skënder Feti Hoxha, i datëlindjes 21.05.1956, i cili shpjegon në prani të avokatit të tij se ai ka bashkëshorte shtetasen Antoneta Hoxha. Kohët e fundit ai ka dyshuar se bashkëshortja e tij ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me shtetasin S.H. dhe për këtë arsye ai ka debatuar vazhdimisht me të. Në datë 30.04.2019, rreth orës 00:30 kur Antoneta ishte në gjumë, ai ka marrë sëpatën që kishte jashtë shtëpisë te drutë, ka shkuar në dhomën e gjumit ku po flinte Antoneta dhe e ka goditur atë 2 herë në anën e majtë të kokës sipër veshit, me myqën e sëpatës.

Ai ka parë që me dy goditjet e para Antoneta nuk po vdiste dhe po i dilte gjak nga goja dhe veshi e po përpëlitej në krevat. Në këtë kohë e ka goditur edhe një herë tjetër me myqën e sëpatës mbrapa kokës. Pasi ka konstatuar që ajo ka vdekur, ka fshehur sëpatën më të cilën e vrau te një kazan me ujë jashtë shtëpisë, te çezma. Më pas ka ndërruar rrobat e tij dhe ka qëndruar në dhomën tjetër. Në orën 4:00 ka shkuar te shtëpia e kryeplakut Hodo Hoxha dhe e ka njoftuar për vdekjen e bashkëshortes së tij. Më vonë kanë ardhur në shtëpi punonjësit e Policisë, të cilëve u ka treguar se e ka vrarë Antonetën me sëpatë dhe ku e kishte fshehur sëpatën”, ka thënë Skënder Hoxha

Për hetuesit, shpjegime ka dhënë edhe kryeplaku i fshatit, Hodo Hoxha, i cili ka treguar për momentin që kishte parë viktimën të mbuluar me gjak. Fillimisht, Skënder Hoxha i ka thënë se nusja e tij kishte vdekur, ndërsa sapo kanë shkuar në banesë ai i ka treguar të gjitha, duke kërkuar që të lajmërohej edhe Policia. Në dëshminë e tij, Hodo ka mohuar që autori i dyshuar të kishe probleme me alkoolin, apo që çifti të kishin mosmarrëveshje me njëritjetrin. Edhe në lidhje me pretendimet e Skëndër Hoxhës se Antoneta Hoxha e tradhtonte, kryeplaku i fshatit Vagalat është shprehur se në dijeninë e tij dhe për aq sa e njihte, viktima nuk kishte lidhje jashtëmartesore.

“Është pyetur me cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shtetasi Hodo Hoxha, cili është zgjedhur kryetar i fshatit Vagalat prej tre vjetësh. Ai ka deklaruar se rreth orës 4:00 të datës 30.04.2019, ndërkohë që ka qenë duke fjetur ka dëgjuar derën që binte dhe ka parë komshiun e tij Skënder Hoxha, i cili i ka thënë se i ka vdekur nusja e quajtur Antoneta Hoxha. Më pas, të dy kanë shkuar te banesa e tij dhe pasi kanë hyrë në dhomën e katit të dytë, kanë parë shtetasen Antoneta Hoxha të shtrirë dhe në anën e majtë të kokës kishte një të çarë në formë grope dhe ishte e mbuluar me gjak. Gjaku dukej të ishte i ngrirë dhe në krevat ishte një pellg i madh me gjak, gjithashtu i ngrirë. Pika gjaku kishte të shpërndara në murin pas krevatit.

Ai deklaron se sapo ka hyrë në shtëpinë e shtetasit Skënder Hoxha, ky i fundit i ka thënë se Antonetën e kanë vrarë dhe se nuk duhet ta preknin me dorë. Ai shpjegon se Skënderi dukej i trembur dhe nuk fliste shumë. Ata jetonin vetëm dhe nuk kanë pasur debate dhe kontradikta ndërmjet tyre dhe se Skënderi nuk përdorte pije alkoolike. Antoneta nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie jashtëmartesore dhe njihej si njeri shumë i mirë”, ka dëshmuar kryeplaku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco