Dyshimet për vrasjen, familja e Admir  Muratajt padit policinë

Dyshimet për vrasjen, familja e Admir Muratajt padit policinë

11:42, 02/05/2019
A+ Aa A-

Familja e Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në shkëmbimin me armë zjarri me forcat e rendit pas megagrabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ka depozituar sot një kallëzim penal në prokurori ndaj Policisë së Shtetit.

Padia është ngritur nga vajza e 47-vjecarit Murataj, përmes avokatit Arbër Hoxhaj. Ajo ka kallëzuar penalisht në Prokurori punonjësit e FNSH-së për vrasjen e babait të saj.

“Policia ta arrestonte, mos ta vriste Admirin” -është shprehur avokati i familjes Murataj në një prononcim për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco