Në flagrancë/ Vodhën motorin e skafit në Ksamil, në pranga 3 persona

Në flagrancë/ Vodhën motorin e skafit në Ksamil, në pranga 3 persona

10:41, 02/05/2019
A+ Aa A-

U kapën në flagrancë me motor skafi të vjedhur, policia prangos 3 persona në qytetin e Sarandës.

Burime nga blutë e këtij qyteti bëjne me dije se janë prangosur E.G., 31 vjeç, L.Xh., 24 vjeç dhe F.H., 30 vjeç, me banim në Lushnje të cilëve iu gjet në mjetin tip benz një mjet tip motor skaf që e kishin vjedhur në banesën e I.D në Ksamil.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Sarandës ka arrestuar 3 persona për vjedhje në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve E.G., 31 vjeç, L.Xh., 24 vjeç dhe F.H., 30 vjeç, me banim në Lushnje.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Xarrë të Konispolit duke udhëtuar me një automjet tip “Benz” brenda të cilit u gjet një motorr skafi, ku pas hetimeve të kryera rezultoi se ishte vjedhur në banesën e shtetasit I.D, në Ksamil.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco