Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Mbyllet aplikimi për Prokuror të Përgjithshëm në garë 4 kandidatura

Mbyllet aplikimi për Prokuror të Përgjithshëm në garë 4 kandidatura

09:57, 02/05/2019
A+ Aa A-

Dita e sotme ka shënuar mbylljen e afatit për aplikimin e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm.

Tashmë zyrtarisht gara do të zhvillohet mes katër kandidaturave: Arta Marku, e cila aktualisht mban këtë post si e përkohshme, Olsian Çela prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Fatjona Memçaj aktualisht prokurore në prokurorinë e Apelit, një kandidaturë kjo e cilësuar e kompletuar, dhe Lulzim Alushaj nga radhët e avokatisë, i cili ka studiuar jashtë Shqipërisë.

Tashmë do të jenë 11 anëtarët e KLP-së që do bëjnë renditjen në bazë të Kushtetutës dhe kritereve te vendosura ngë vetë KLP.

Arta Marku edhe nëse nuk rikonfirmohet si Kryeprokurore, kalon automatikisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit siç e përcakton edhe statusi i Prokurorit të Përgjithshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco