Gjykata nuk e njeh vdekjen e Admir Muratajt

Gjykata nuk e njeh vdekjen e Admir Muratajt

09:38, 02/05/2019
A+ Aa A-

Gjykata  e Krimeve te Rënda nuk ka pushuar çeshtjen ndaj Admir Muratajt për grabitjen e blindave me para në 2017.  Prokuroria kishte kërkuar pushimin e çështjes, por Gjykata vendosi për ta shtyrë vendimin.

Senaca e gjykimit është shtyrë për shkak të mungesës së aktekspertimit për vdekjen e Muratajt.

Prokuroria nuk kishte çuar në Gjykatë certifikatën e vdekjes si dhe analizën e ADN-së. Prokurori i Krimeve të Rënda u shpreh se gjurmët e gishtave përkojnë me të Admir Muratajt, por Gjykata kërkoi edhe certifikatën e vdekjes dhe analizat e ADN-së.

Seanca ka qenë për pushimin e çeshtjeve në ngarkim të tij për grabitjet e viteve më parë.

Admir Murataj u vra gjatë shkëmbit të zjarrit me Policinë pranë Rinasit. Murataj ishte në proces gjyqësor edhe për grabitjen e blindave me para në Qafë-Kashar, në 2017-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dordomusi 02/05/2019 10:36

Murataj e gjeni neper Karaibe duke pire mojito me ca zezake qe i bejne fresk te koka...ehaaaaaa

Shto koment

Denonco