FOTO+VIDEO/ Aksident i rëndë, makina përplaset me murin e kishës

FOTO+VIDEO/ Aksident i rëndë, makina përplaset me murin e kishës

00:20, 02/05/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat rreth orës 23:40, ku mbetën të plagosur rënndë dy persona.

Automjeti tip Wolsvagen Amarok,me targa AA 120 MR,duke ardhur me shpejtësi marramëndëse nga Gjykata në drejtim të Axhensisë,është përplasur fuqishëm me murin rrethues të Kishës së “Shën Dhimitrit”,duke e shembur atë.

Menjëherë pas përplasjes,drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhen në sallën e operacionit në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore,të cilët kanë rrethuar vendngjarjen dhe po hetojnë për shkaqet.

Ende nuk dihet identiteti i 2 të plagosurve,por mendohet se drejtuesi i mjetit të ketë qënë në gjendje të dehur.

 

 

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco