Ja pse ‘hetohen’ dy persona me aftësi të kufizuara, nuk dihet kush ka vrarë Murataj-n

Ja pse ‘hetohen’ dy persona me aftësi të kufizuara, nuk dihet kush ka vrarë Murataj-n

22:10, 01/05/2019
A+ Aa A-

Kush e qëlloi Admir Muratajn? Kjo është një nga dilemat që vazhdon të mbetet ende e pazgjidhur nga ngjarja e Rinasit, e ndodhur më 9 prill.

Fillimisht u tha se Murataj u qëllua nga Policia, por kjo gjë mbetet ende e pafaktuar.

Tashmë Prokurorët kanë në duar akt-ekspertimin mjekoligjor të të ndjerit.

Autopsia sipas  A2, tregon se Murataj u qëllua me kallashnikov, në syrin e djathtë çka e bëri të paidetifikueshëm imazhin e tij.

Por askush deri më sot nuk mund të thotë se nga cila distancë është qëlluar, si edhe personi që e eliminoi.

Ndërkohë që pritet të zbardhet kjo enigmë, njëkohësisht janë bërë edhe verifikime për dy numra celularësh, të cilët dyshohet se janë përdorur nga grabitësit.

Numrat rezultojnë të jenë blerë në tregun e zi dhe janë regjistruar në emër të dy personave me aftësi të kufizuar.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco