VIDEO/ I qortoi vajzën, nëna shqiptare godet tre herë me thikë mësuesen. Tmerr në shkollë

VIDEO/ I qortoi vajzën, nëna shqiptare godet tre herë me thikë mësuesen. Tmerr në shkollë

21:51, 01/05/2019
A+ Aa A-

Një nënë ka goditur me thikë mësuesen e vajzës së saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkollën “7 marsi” në Prishtinë, teksa 38-vjeçarja me inicialet B.D., është paraqitur me armën e ftohtë në ambjentet e shkollës për t’u përballur me mësuesen Vlora Paci.

Kjo e fundit i kishte qortuar vajzën 38-vjeçares.

Dëshmitarë kanë qenë nxënës të klasës së gjashtë që ishin paralel me klasën ku ndodhi plagosja.

“Kemi kaluar traumë. Dëgjuam të bërtitura. Gruaja tha se nuk donte që askush t’i thoshte vajzës së saj se si t’i bënte detyrat. Vetëm kur pamë që ajo nxorri thikën nga krahu i trikos dhe ja nguli në bark. Nxënësit  e klasës dolën të tmerruar nga dritarja”, shprehen ata, citon Klan Kosova.

Ndërkohë kjo ngjarje ka tronditur të gjithë qytetin.

Edhe vetë familjarët e nënës së nxënës së klasës së parë kanë mbetur të shokuar. Bashkëshorti i saj nuk ka pranuar të flasë por kamerat, pork a mohuar që gruaja e tij të jetë me problem mendore.

38-vjeçarja u arrestua nga policia pak orë pas ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco