Emri i plotë/ Kush është i arrestuari për vrasjen e ish-policit Bilali

Emri i plotë/ Kush është i arrestuari për vrasjen e ish-policit Bilali

16:52, 01/05/2019
A+ Aa A-

Policia ndaloi ditën e sotme një person të dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali më 30 janar të këtij viti në zonën e Selitës në Tiranë.

Ai është Arben Tirana Xhetani, banues në lagjen Shkozë në Tiranë.

I cili dyshohet se ka fshehur armën e krimit me të cilën është kryer ekzekutimi i Bilalit.

Xhetani dyshohet se ka konsumuar veprën penale të pengimit të zbardhjes së të vërtetës.

Bilali u ekzekutua në hyrje të banesës së tij, nga një automjet që më pas u gjend i djegur në Mjull Bathore.

Ndërsa Xhetani ka qenë i dënuar edhe më herët për vjedhje të automjeteve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco