Pse e ke hedhur këtë foton? Si nisi sherri në Laç që përfundoi me vrasjen e kushërinjve

Pse e ke hedhur këtë foton? Si nisi sherri në Laç që përfundoi me vrasjen e kushërinjve

16:30, 01/05/2019
A+ Aa A-

Mikel dhe Jani Jushi u ekzekutuan mbrëmjen e së dielës në qytetin e Laçit dhe prapa qelive për këtë vrasje janë vëllezërit Markel dhe Vinçens Bushi si edhe kushëriri i tij Manuel Bushi, të cilëu u vetëdorëzuan në polici ditën e djeshme.

Përpara Policisë ata janë shprehur të penduar për ekzekutimin e kushërinjve, për të cilët thanë se kishin njohje të mëparshme.

‘Nuk deshëm që ti vrisnim kushërinjtë. Gjithçka filloi për një foto në rrjetet sociale’, janë shprehur vëllezërit vrasës.  

Deri më tani nuk dihet se kush është personi që ka qëlluar me armë, ndërsa  po analizohen gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Lidhur me vetëdorëzimin e autorëve vrasës, mësohet se ka negociuar vetë shefi i komisariati të Kurbinit, i cili ka kontaktuar me dajën e dy vëllezërve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco