Kush është i ndaluari si bashkëpunëtor në vrasjen e ish policit

Kush është i ndaluari si bashkëpunëtor në vrasjen e ish policit

13:17, 01/05/2019

Tre muaj pas vrasjes së bujshme në Selitë policia ndalon një të dyshuar. Policia e Tiranës ka ndaluar një të dyshuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilalit, ngjarje e ndodhur më 30 janar të këtij viti.

I ndaluari mësohet se është 47-vjeçari me iniciale A. Xh., i cili figuron me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së makinave.

Sipas burimeve nga policia, ai dyshohet se i ka siguruar mjetin “Benz” autorëve të vrasjes i cili u gjet vetëm pak minuta më vonë i braktisur në Mjull Bathore, çka do të thotë se është takuar dhe i ka parë autorët.

Arben Bilali u ekzekutua pranë shtëpisë së tij me 10 plumba. 50-vjecari kishte dalë nga banesa disa orë para se ta qëllonin. Ai po kthehej në shtëpi me një makinë tip “Golf 4”, ku po udhëtonte si pasagjer. Makina e tij është vënë në ndjekje nga 2 atentatorët që udhëtonin me një “Benz” të zi. Kamerat e sigurisë tregojnë se ai u ndoq që prej kryqëzimit të “Vasil Shantos” deri në rrugën “Daniel Ndreka” ku kishte shtëpinë.

Rruga drejt banesës së Bilalit është një kalimshe cka iu ka mundësuar atentatorëve ta ndjekin viktimën pa rënë në sy. Rreth 50 metra larg shtëpisë së tij mjeti ‘Golf 4’ i drejtuar nga djali i një shoku të Arbenit ndaloi, që ky i fundit të zbriste. Teksa makina u drejtua në rrugën dytësore të  Autostradës Tiranë-Elbasan, një prej personave që ndodhej në mjetin ”benz “dhe që dyshohet se është vrasës me pagesë, ka hapur zjarr nga një distancë prej rreth 5 metrash drejt Arben Bilalit.  Burime pranë policisë thanë se vrasja është kryer me një armë automatike me silenciator dhe drejt viktimës është qëlluar rreth 15 herë nga brenda makinës në ecje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco