Gjatë natës së kaluar është sekuestruar një sasi e madhe droge në Shkodër. Gjatë këtij aksioni është arrestuar edhe një person.
“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u zhvillua operacioni i koduar “Liqeni“, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: M. K. 33 vjeç në banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ja njoftimi i plotë i policisë
Shkodër
Goditet një tjetër tentativë për trafik të lë,ndëve na,rkotike. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni”
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër Sekuestrohet 204 kilogramë lëndë narkotike Mar,ijuanë
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u zhvillua operacioni i koduar “Liqeni“, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: M. K. 33 vjeç në banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B, 35 vjeç, banues në Shkodër
Në bazë të informacioneve policore dhe punë operative policore të bërë në lidhje me një grup kriminal që kryenin organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (Marijuanë) nga qyteti i Shkodrës në drejtim të Malit të Zi, në orët e para të mëngjezit të sotëm është marrë informacion se dy shtetas po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
© SYRI.net