Vrasja në Laç, zbardhen dëshmitë e para të autorëve, 'nuk deshëm…'

Vrasja në Laç, zbardhen dëshmitë e para të autorëve, 'nuk deshëm…'

08:57, 01/05/2019
A+ Aa A-

"Nuk deshëm t'i vrasim kushërinjtë Jushi". Gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Kështu janë shprehur para hetuesve, autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur të dielën në Laç, vëllezërit Markel dhe Manuel Bushi, dhe kushëriri i tyre Manuel Bushi.

Ata janë shprehur të penduar që situata arriti deri në marrjen e dy jetëve të kushërinjve Erion dhe Kelvin Jushi. Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura, rezulton se autorët dhe viktimat, janë përplasur fillimisht në ambientet e një lokali në qendër të Laçit, dhe më pas në sherr e sipër janë përdorur armët.

Sipas të dhënave, ata ishin të njohur me njëri-tjetrin, dhe mësohet se debati në lokal ka nisur për një foto në rrjetet sociale.

Ende nuk dihet personi që ka qëlluar me armë por po analizohen gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco