Plas kallashnikovi në Vorë/ Breshëri plumbash biznesit, policia hesht

Plas kallashnikovi në Vorë/ Breshëri plumbash biznesit, policia hesht

20:24, 29/04/2019
A+ Aa A-

Një biznes në Vorë ka rënë pre e të shtënave me breshëri plumbash mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas asaj që raporton News 24, kanë qënë punëtorët e një pike karburanti ata që kanë konstatuar shenjat e plumbave.

Referuar të njëjtave burime, mësohet se nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale, në xhama dhe fasadën e biznesit.

Siç mësohet, policia pas mbërritjes në vendngjarje mblodhi plot 20 gëzhoja. 

Ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi dhe kush ëhtë biznesmeni i sulmuar... Ndërkohë nuk ka patur asnjë njoftim nga Policia e Shtetit mbi ngjarjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco