INICIALET/ Aksidentoi për vdekje 23-vjeçarin, arrestohet shoferi

INICIALET/ Aksidentoi për vdekje 23-vjeçarin, arrestohet shoferi

17:28, 29/04/2019
A+ Aa A-

Policia ka vënë në pranga autorin e aksidentit të ndodhur një ditë më parë, ku mbeti i vdekur një 23 vjeçar, në aksin Maminas -Gjiri i Lalëzit.

Policia ka njoftuar se “në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Maminas -Gjiri i Lalëzit, ku shtetasi A.L., 48 vjeç, banues në Tiranë, aksidentoi për vdekje shtetasin këmbësor M.Ll, 23 vjeç, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A.L., për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco