Atentate, ekzekutime mafioze dhe vrasje/ Krimi bën ligjin nga Jugu në Veri, 29 viktima në 120 ditë

Atentate, ekzekutime mafioze dhe vrasje/ Krimi bën ligjin nga Jugu në Veri, 29 viktima në 120 ditë

17:22, 29/04/2019
A+ Aa A-

Fillimi i vitit 2019 mund të konsiderohet i zi sa i përket numrit të vrasjeve të ndodhura. Në 120 ditë kalendarike në Shqipëri janë shënuar 23 vrasje apo atentate mafioze nga të cilat ka patur plot 29 viktima.

Nëse bëjmë krahasimin me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shohim se ka gati dyfishim të numrit të vrasjeve.

Në tremujorin e parë të vitit 2018 në Shqipëri ndodhën 12 vrasje ndërsa këtë vit në periudhën janar-mars kanë ndodhur 22 vrasje, nga të cilat 8 në familje.

Ajo që e bën alarmante situatën është fakti që krimi dhe vrasjet mafioze kanë një shtrirje gjeografike në të gjithë vendin.

Ngjarja e fundit kriminale u shënua mbrëmjen e djeshme në Laç ku viktimë mbetën Kelvin dhe Erion Jushi ndërsa autorët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Më poshtë ju sjellim të plotë të gjitha atentatet, ekzekutimet mafioze dhe vrasjet nga 1 janari 2019 deri më sot.

Të gjitha atentatet, ekzekutimet mafioze dhe vrasjet që prej fillimit të 2019:

Më 2 Janar, Krimi në familje tronditi mbarë opinionin, kur në ditën e dytë e Vitit të Ri,  Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj.

Më 14 janar, një tjetër krim, madje i trefishtë, tronditi Tiranën. Në 05:30 të mëngjesit të së hënës, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-gruas, të cilët i ekzekutoi.

Më 15 janar, një atentat mafioz u shënua në Vlorë. Dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj një automjeti tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti.

Më 18 janar në Korçë, Olger Mustafaj, një ish-i dënuar për plagosje, vrau  Altin Balliu.

Më 24 janar,  34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë me hekur dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Me 30 janar,  50-vjeçari Arben Bilali, ish-efektiv policie, u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në zonën e Selitës.

Më 6 shkurt, Teodor  Lera, nga Vlora vrau bashkëshorten e tij, Eva Lera.

6 Shkurt, në Tepelenë u zbulua një tjetër krim. Sokol Rama i zhdukur prej 6 shkurtit u gjet i ekzekutuar nga shoku i tij Roland Milo

Më 13 shkurt, Lirie Xhepa u qëllua për vdekje me 3 plumba pistolete, shumë pranë banesës së saj. Ajo u gjet e pajetë mes shkurresh nga banorët e zonës së Kodër-Sharrës.

Më 17 shkurt, një krim i rëndë tronditi Vlorën. Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Të vrarë kanë mbetur shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të të kaluarës së tij dhe precedentëve.

Më 24 shkurt, një ngjarje e rëndë ka shokuar Durrësin. Një 45-vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov pas një zënke që ka pasur me autorin e vrasjes në një lokal.

Më 15 mars, është vrarë Esat Kotorri, pronari i një furre buke në Kavajë.

Më 16 mars u vra në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi.

Më 18 mars, u ekzekutua pranë banesës së tij në Tiranë Jurgen Kurti. Ngjarja e rëndë ndodhi në zemër të kryeqytetit, në rrugën “Zef Jubani”.

Më 20 Mars, pas një atentati me armë zjarri në Shkodër u ekzekutua Ferdinand Polia. 35-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.

Më 22 mars, ekzekutohet në qendër të qytetit të Elbasanit, në mënyrë mafioze, avokati Ravik Gurra. Ai ka qenë përfaqësuesi ligjor i Emiliano Shullazit dhe pjesëtarëve të familjes Çapja në Elbasan.

 23 mars, një krim i rëndë në familje është regjistruar në qytetin e Gramshit. Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij.

Më 30 mars, vritet para banesës së motrës së tyre në Shkodër, vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

9 Prill, vritet pas grabitjes në Rinas i shumëkërkuarit Admir Murataj

28 Prill, vriten në qytetin e Laçit kushërinjtë Kelvin dhe Jani Jushi.

Kronika e News 24:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco