Grabitja në Rinas/ Policia në kërkim të ‘Tanit’, por lekët ...

Grabitja në Rinas/ Policia në kërkim të ‘Tanit’, por lekët ...

16:21, 29/04/2019
A+ Aa A-

3 javë pas grabitjes së miliona eurove në Rinas, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia kanë çuar në qeli 6 autorë të dyshuar të ngjarjes, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim.

Por ende nuk ka asnjë gjurmë të parave të grabitura.

Organi i akuzës i përfaqësuar nga 3 prokurorët Arenc Çela, Basnik Muçi dhe Klodian Braho do të relatojë para gjykatës të gjitha provat që kanë kundër të dyshuarit si truri i grabitjes, Ragip Hajdini.

I njohur si ‘Daja’ nga Kosova, 50-vjeçari u zbulua falë deklarimeve dhe njohjes nga bashkëpunëtori i drejtësisë Alkond Bengasi. Dëshmia e tij është një nga kartat më të forta që ka në dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Deri në këto moment dëshmia e Alkond Bengasit ka rezultuar e saktë në çdo detaj që ai ka rrëfyer para policisë. Grupi hetimor ka marrë në pyetje disa herë Ragip Hajdinin, pasi është një ndër personat kyç që mund të tregojë se ku janë fshehur paratë e grabitura.

Të arrestuar janë Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Bengasi, Oltion Veseli, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini. Ndërsa në kërkim zyrtarisht për grabitjen janë dy vëllezërit Eldi dhe Klement Çala dhe Talo Çela.

Burimet bëjnë të ditur gjithashtu për ABC News se po kërkohet informacion nga autoritetet e Kosovës për një tjetër të dyshuar, i cili për grupin e hetimit njihet si ‘Tani’.

Supergrabitja në aeroportin e Rinasit ka mbetur pa një shifër zyrtare pasi akoma nuk është konfirmuar shifra e parave që grupi i dhunshëm kriminal arriti që të grabisë në pistën e aeroportit.

Sipas deklarimeve para grupit hetimor të bankave që iu grabitën vlerat monetare, shuma e vjedhur është rreth 6,5 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco