Vrasja e vëllezërve Bilali, gjykata lë në burg të arrestuarit

Vrasja e vëllezërve Bilali, gjykata lë në burg të arrestuarit

11:49, 29/04/2019
A+ Aa A-

Arsen Stojku dhe Mislim Rama, dy të rinjtë e dyshuar si bashkëpunëtorë të vrasjes së vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali dolën sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Ata u sollën në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër nën masa të rrepta policie.

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë nisi në orën 10 dhe gjykata vendosi “burg pa afat për dy të ndaluarit” .

Të rinjtë u arrestuan disa ditë më parë. Në kërkim janë dhe dy persona, njëri prej tyre si i dyshuari kryesor për vrasjen.

Krimi që tronditi mbarë kryeqendrën e Veriut ndodhi më 30 mars 2019 në oborrin e banesës së dy vëllezërve teksa këta të fundit po rregullonin portën e jashtme të oborrit.

Për këtë ngjarje një prej dy të kërkuarve është 26-vjeçari Ibrahim Lici për të cilin policia thotë se është i dyshuari kryesor që ka bërë dhe qitjen me armën e krimit. I kërkuari tjetër është një 29-vjeçar që dyshohet se ka ndihmuar bashkëpunëtorët në vrasje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco