Vrasja në Laç/ Kush është Markel Bushi, ‘skifteri’ që tentoi të grabiste makinën me vajza....

Vrasja në Laç/ Kush është Markel Bushi, ‘skifteri’ që tentoi të grabiste makinën me vajza....

10:18, 29/04/2019
A+ Aa A-

Një nga autorët e vrasjes së dyfishtë të dy kushërinjve në Laç, Markel Bushi nuk është i panjohur për Policinë.

Më 21 nëntor të 2017, ai është ndjekur nga policia pasi kërkohej prej tre vitesh për grabitje të ndodshur ndaj pelegrinëve që shkonin në Kishën e Laçit. Edhe pse policia i ishte vënë pas dhe kishte ngritur disa post-blloqe në qytet, Bushi iu largua policisë duke qëlluar me armë zjarri.

Autori i vrasjes së dy kushërinjve

Markel Bushi së bashku me mikun e tij Danjel Shyti vidhnin me armë pelegrinët që shkonin në Kishën e Laçit.  Fillilmisht Markel Bushi e nisi gjykimin e tij në Gjykatën e Kurbinit duke mos kërkuar gjykim të shkurtuar, duke ia dalë që të arratisej më pas.

Ngjarja e vitit 2012

Më datë 1 prill 2012 rreth orës 14:00 në qytetin e Laçit, sipër varrezave të qytetit Megi Drapni ka qënë duke zbritur me një mjet tip “Benz”. Përpara i ka dalë Markel Bushi dhe Danjel Shyti, të dy të armatosur dhe pjesërisht të maskuar, të cilët i kanë bërë shenjë të ndalonte mjetin. Në këtë situatë, drejtuesja e mjetit, e frikësuar, fillimisht ka ulur shpejtësinë për ta shtuar atë më pas dhe ka arritur t’ju largohej personave të armatosur, por pikërisht në këtë kohë të pandehurit kanë qëlluar në drejtim të automjetit. Predhat e qitura nga armët kanë goditur automjetin në pjesën e pasme të tij në derën e bagazhit dhe në njërën prej gomave të tij. Si pasojë e plumbave e plagosur mbeti Blerta Islamaj, pasagjere në automjet. Pas ngjarjes, Megi Drapni ka shkuar deri në qendrën e qytetit të Laçit, ku e ndihmuar nga kalimtarë të rastit, ka shkuar në spital.

Dëshmia e vajzave

Pas ngjarjes së ndodhur mbi 7 vjet më parë Megi Drapni ishte nisur bashkë me shoqet e saj për në kishën e Shënandout në Laç. Pasi kanë kaluar një kthesë rrugës në kthim, në mes të saj, ka parë dy djem të cilët kishin ndaluar në këmbë dhe në momentin që ajo po afrohej drejt tyre, njëri prej tyre dhe konkretisht personi më i gjatë ka ngritur një armë automatike. Ajo tregonte se ishte e detyruar që të ndalonte makinën pothuajse tërësisht, por duke e mbajtur të ndezur. Ndërsa personi që mbante armën në dorë i është afruar tek xhami i makinës rreth dy metra dhe ka lëvizur automatikun nga lart-poshtë si të thoshte “ul xhamin”.

“Rrëfimi i autorëve”

Pas ngjarjes, dy grabitësit në tentativë, Markel Bushi dhe Danjel Shyti shkuan në një internet kafe. Teksa kanë takuar një mikun e tyre, Danjeli njëri prej grabitësve, i ka dhënë se rrobat e tij i kishte lënë në shtëpi sepse rrugës së kishës kishin plagosur një femër. Sipas dy grabitësve, ndaj vajzave kishte qëlluar vetëm Danjeli, tri herë. Ata i kishin rrëfyer shokur se vajzat u ishin dukur të pasura dhe prandaj kishin vendosur që t’i grabisnin. /dosja.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco