Të vrarë dhe të plagosur në mes të Laçit/ Ja çfarë thotë Policia

Të vrarë dhe të plagosur në mes të Laçit/ Ja çfarë thotë Policia

21:53, 28/04/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në qendër të qytetit të Laçit. Disa të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin me armë zjarri ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Kelvin Jushi 35 vjeç është viktima i cili u identifikua i pari, ndërsa dyshohet edhe për një tjetër viktimë.

Dy nga të plagosurit e identifikuar janë kushërinj të viktimës: Mikel Jushi dhe Jani Jushi.

Mësohet se fillimisht sherri verbal ka nisur brenda ambienteve të një lokali mes të rinjve dhe më pas ka degjeneruar në përplasje me armë pasi kanë lënë ambientet e tij.

Dy të plagosurit mësohet se janë kushërinj mes tyre t idetifikuar me iniciale me iniciale J.J dhe M.J , ndërsa janë ngritur pika kontrolli për kapjen e personave të dyshuar si autorë të plagosjes

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri. Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në gjendje te rëndë per jetën në Tiranë për ndihme mjekësore.

Në vendngjarje mberriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.

Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i përsonave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco