Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

EMRAT/ Plumba ndaj kushërinjëve në Laç, një i vdekur e 2 të plagosur

EMRAT/ Plumba ndaj kushërinjëve në Laç, një i vdekur e 2 të plagosur

21:05, 28/04/2019
A+ Aa A-

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Laçit.

Mësohet se një prej personave të përfshirë në këtë konflikt ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktima është Kelvin Jushi, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij Gent Jushi.

Dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të saj.

Kujtojmë se e gjithë skena ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco