FOTO/ Punimet në autostradën Tiranë-Elbasan, njoftim i ARRSH-së për drejtuesit e automjeteve

FOTO/ Punimet në autostradën Tiranë-Elbasan, njoftim i ARRSH-së për drejtuesit e automjeteve

17:48, 28/04/2019
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton përdoruesit e rrugës Tiranë-Elbasan se, duke nisur nga dje, kanë përfunduar punimet e tunelit për stabilizimin e rrëshqitjes në aksin tunel i Krrabës-Elbasan.

Sipas ARRSH-së, Tuneli tashmë është i aksesushëm nga drejtuesit e mjeteve dhe po pasojnë ndërhyrjet me impakt mjedisor për rigjelbërimin e zonës.

Njoftimi i ARRSH:

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton të gjithë perdoruesit e rrugës Tiranë-Elbasan se dje me datë 27 Prill 2019 kanë përfunduar punimet e tunelit për stabilizimin e rrëshqitjes në aksin Tunel – Elbasan km.17.36 ÷ 17.46, pjesë e aksit Tiranë – Elbasan, në respektim të plotë të afateve të përcaktuara në kontratë. Tuneli tashmë është i aksesushëm nga drejtuesit e mjeteve dhe po pasojnë ndërhyrjet me impakt mjedisor për rigjelbërimin e zonës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco