Grabitja e Rinasit/ 'Daja' nuk e hap gojën, çfarë pritet të ndodh nesër me kosovarin

Grabitja e Rinasit/ 'Daja' nuk e hap gojën, çfarë pritet të ndodh nesër me kosovarin

17:32, 28/04/2019
A+ Aa A-

Ragip Hajdini, i njohur si “Daja” qëndron prej 48 orësh në qeli i dyshuar si një nga organizatorët kryesorë të grabitjes së Rinasit.

Por edhe pse mendohet se roli i tij është kyç në grabitjen e 9 prillit, ‘Daja’ nuk ka pranuar të flasë para hetuesve, duke mos dhënë sqarime.

50 vjeçari u arrestua ditën e premte në Plazhin e Golemit pranë Shkëmbit të Kavajës pasi emri i tij u zbulua nga dëshmia e Alkond Bengasit, tashmë në statusin e “Dëshmitarit të Penduar” të Drejtësisë

Hajdini i cili ka qenë në hetim edhe në vendin e tij për zhdukjen e 25 kg ar në komisariatin e Pejës në vitin 2012, pritet të dalë para togave të zeza, ditën e nesërme ku do të njihet me masën e sigurisë.

Ndërkohë që Hajdini është i dyshuar edhe për një grabitje të ndodhur në Dibër të Madhe në vitin 2014.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco