Me 120 km/h dhe i alkoolizuar, si ndodhi aksidenti fatal me 2 të vdekur

Me 120 km/h dhe i alkoolizuar, si ndodhi aksidenti fatal me 2 të vdekur

17:06, 28/04/2019
A+ Aa A-

Ka qenë një aksident i tmerrshëm ai i ndodhur mbrëmë në mesnatë në urën e Tapizës pranë Tiranë, ky dy persona, një i ri në timon dhe një pasagjere, humbën jetën.

Sipas informacioneve të policisë, makina ka qenë me shpejtësi skëterrë dhe është llogaritur të ketë lëvizur me 120 km/h.

Në këtë aksident humbën jetën E.H, 34 vjeç, dhe 28 vjeçarja Rr.Gj.

Makina ‘Audi’ ka fluturuar jashtë rruge në kanal duke bërë disa rrotullime në ajër dhe një shkaqet dyshohet edhe konsumimi mbi normat i alkoolit te drejtuesi i mjetit.

Në këtë aksident mbetën të plagosura rëndë edhe dy vajza të cilat ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë por që ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Ka qenë shumë e vështirë nxjerrja e trupave nga makina, pasi automjeti ishte plotësisht i shkatërruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi28/04/2019 17:27

120 kmh nuk eshte shpejtesi sketerr por nese ka qene i dehur alkoli ja ka marre jeten

Shto koment

Denonco