Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Policia kontroll për paratë në shtëpinë e 'Dajës' në plazh, çfarë po ndodh

Policia kontroll për paratë në shtëpinë e 'Dajës' në plazh, çfarë po ndodh

16:28, 28/04/2019
A+ Aa A-

Arrestimi i kosovarit Ragip Hajdini, një nga personat e dyshuar për grabitjen në Rinas, ka çuar policinë dhe Krimet e Rënda në shtëpinë e tij në Durrës, me qëllim për të gjetur prova si edhe paratë e grabitura.

Sipas hetimetbe Hajdini është njohje e vjetër e Admir Murataj, i ekzekutuari në ngjarjen e 9 prillit.

Murataj por edhe Klement Çala, kanë lidhje të hershme me Kosovën.

Kjo është edhe nga arsye përse mendohet që që një nga mjetet që u përdor gjatë grabitjes u soll nga Kosova.

Po kështu mendohet që Hajdini së bashku me Muratajn dhe Çalën konsiderohen si personat që kanë organizuar të gjithë grabitjen.

Ndërkohë që në kërkim është edhe një person me pseudonimin ‘Tani’ si edhe vëllezërit Eldi dhe Klement Çala.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 28/04/2019 22:36

Leshi tha se parat u dogjen...ha..ha....

Shto koment

Denonco