I arrestuari i gjashtë për grabitjen në Rinas, lidhje me biznesmenë e politikanë

I arrestuari i gjashtë për grabitjen në Rinas, lidhje me biznesmenë e politikanë

15:07, 28/04/2019
A+ Aa A-

Një ditë pas arrestimit të Ragip Hajdinit në Shqipëri, mediat kosovare kanë zbuluar detaje të tjera për 50-vjeçarin.

Kështu, sipas gazetës “Exspress”, Hajdini është mik me njerëz të fuqishëm në Kosovë. Ndërkohë, po sipas së njëjtës media, Hajdini në vitin 2008 ka qenë i arrestuar në Gjermani, duke mos bërë të ditur veprën penale. “Ai është nga lagjja ‘Kapeshnicë’ e Pejës dhe njihet me emrin ‘Daja’. Hajdini është shok i ngushtë më një biznesmen të njohur në Kosovë.

Deri pak kohë më parë, biznesmeni në fjalë ka qenë edhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Kosovë, ndërsa sapo ndodhi grabitja në Rinas, ky i fundit ka zhdukur numrin shqiptar. Gjithashtu, i arrestuari Ragip Hajdini është shok i ngushtë i vëllait të një ministri në Kosovë.

Ndërsa, sipas mediave, ai është i përfshirë edhe në grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës. 50vjeçari nga Peja gjatë vitit 2008 ka qenë i burgosur në Gjermani”, shkruan “Express”.

Hajdini ka qenë i dyshuar për grabitjen e thesarit në Pejë, por më vonë ai është liruar nga akuzat, duke u lënë i lirë. Duke iu referuar mediave kosovare, Hajdini, pas arrestimit, është lënë i lirë, pasi nuk ka pasur prova për implikimin e tij, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë nga autoritete kosovare, por ende nuk ka asnjë të dënuar. “Një prokuror i EULEX-it, kishte kry er hetimet e para.

Ai dyshonte se Ragim Bytyqi, Ragip Hajdini, Xhemë Gashi dhe Kushtrim Kastrati janë të implikuar në vjedhjen e arit. Por, tash vetëm Ragip Bytyqi është nën hetime nga fillimi. Të tjerët janë liruar nga procedura, derisa personazhe tjerë po hetohen”, shkruan “Insajder”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco