I sekuestrohen doza droge, arrestohet 24 vjeçari

I sekuestrohen doza droge, arrestohet 24 vjeçari

13:45, 28/04/2019
A+ Aa A-

Policia e Memaliajt ka vënë në pranga një shtetas, nën akuzën e kryerjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi D.M., 24 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Memaliaj. 

“Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësin e provës materiale 90 doza me lëndë narkotike  që dyshohet se do ti shpërndante në doza. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme”,- njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco