Leyla Moses-Ones: Asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit

Leyla Moses-Ones: Asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit

09:57, 25/04/2019
A+ Aa A-

E Ngarkuara me Punë në ambasadën amerikane, Leyla Moses-Ones ka folur në një seminar  mbi përdorimin terrorist të teknologjisë ku deklaroi  se asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit, ndërsa garantoi mbështetjen e SHBA për Shqipërinë në këtë sfidë.

Deklarata e Leyla Moses-Ones u bë gjatë një seminari mbi përdorimin terrorist të teknologjis

SHBA mbeten të fokusuara në nxitjen e sigurisë rajonale dhe një nga mjetet kryesore është ndihma në sundimin e ligjit, tha Leyla Moses-Ones. 

Institucionet shqiptare kanë bërë një punë mbresëlënëse në ndërtimet e kapaciteteve të tyre për të luftuar terrorizmin. Ne e dimë se asnjë vend nuk ka imunitet nga terrorizmi.

Policia e Shtetit shqiptar arrestoi një individ të rrezikshëm të lidhur me terrorizmin. Kjo tregon një rritje në zhvillimin e aftësive që i atribuohet trajnimeve të kohëve të fundit, tha ajo.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco