Fundi i Rexhina Debrovës: iu lut mamisë t'i filmonte lindjen, vuri beben në gji e më pas: Po më merret fryma...!

Fundi i Rexhina Debrovës: iu lut mamisë t'i filmonte lindjen, vuri beben në gji e më pas: Po më merret fryma...!

09:29, 25/04/2019
A+ Aa A-

Një i afërm përshkruan sekondat e fundit të Anxhela Debrovës që humbi jetën në maternitetin e Elbasanit menjëherë pas lindjes.

“Shtatzania e saj ka qenë e mbarë. Ajo dhe bashkëshorti janë kujdesur shumë gjatë barërs. Kanë kryer të gjitha analizat dhe vizitat dhe askush nuk i tha që të ketë probleme.

Çifti mezi po priste të vinte në jetë, vajza të cilën e kishin pagëzuar me emrin Alea. Ditën e lindjes i thanë që duhej bërë operim se ashtu ishte më mirë për atë dhe jetën e bebes. Gjithçka ka shkuar normalisht gjatë operacionit.

Pas operimit ka qenë e vetëdijshme dhe ka komunikuar edhe me bashkëshortin dhe pjestarë të tjerë të familjes. I ka kërkuar njërës prej infermiereve që ta filmojë që ta kishte si kujtim momentin e lindjes. I kanë dërguar edhe foshnjën që ta vendosë në gji.

Por pas operimit gjendja është përkeqësuar. Dimë që i ka thënë bashkëshortit që nuk ndjehem mirë, më merret fryma. Këto janë edhe çastet dramatike kur ajo po luftonte me jetën dhe kishte nevojë për ndihmë. Mendoj se këtu është neglizhuar”./Marrë nga Infoelbasani

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco