EMRI-FOTO/ Tmerr i pasanikëve në Londër, shqiptari i super-grabitjeve pranon 23 akuzat

EMRI-FOTO/ Tmerr i pasanikëve në Londër, shqiptari i super-grabitjeve pranon 23 akuzat

18:17, 24/04/2019
A+ Aa A-

Grabitje me vlerë mbi 500 mijë paund. Kjo është historia e shqiptarit në Angli, i cili tanimë duhet të përballet me disa vite burg.
Asdrit Kapaj, 42 vjeç, i emërtuar nga mediat britanike si “hajduti i Wimbledon” pasi terrorizoi lagjen e pasanikëve në pjesën jugperëndimore të Londrës, gjatë periudhës 2008-2018 ka kryer plot 21 grabitje me vlerë 542 mijë paund.

Babai i martuar dhe me dy fëmijë ka dalë sot përpara gjykatës mbretërore, ku është bërë e ditur se në një vjedhje të vetme në shkurt të vitit 2017, ai vodhi stoli me vlerën e 371, 855 paund.

Kapaj ka kryer shumicën e bastisjeve të tij gjatë natës, ndërmjet orës 7 të darkës dhe 5 të mëngjesit.

“Mirror” shkruan se, ai është duke u përgatitur për një afat të gjatë burgim, ndërsa seanca vendimtare e gjyqit do të zhvillohet më 21 qershor.

Në Gjykatë u tha se shqiptari shkoi në Britani të Madhe pas trazirave në Kosovë, duke u paraqitur si kosovar. Ai hapi më pas një dyqan peshku në Altringham, në Manchester.

Alexandra Boshell, që ka ndjekur rastin e shqiptarit, tha se Kapaj para se të vidhte, hiqte kamerat e sigurisë ose shkëpuste kabllot, duke përdorur shkallë për të hyrë në ndërtesa.

23 akuzat janë pranuar edhe nga vetë Kapaj.


    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco