Një 43-vjeçar nga Pogradeci është plagosur me sende të forta nga dy persona të tjerë.
Policia arrestoi dy të rinj J.Sh, 35 vjeç dhe V.Sh, 28 vjeç, banues në Lin.
"Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin E.B, 43 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin intensiv të mjekëve", sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net