Kthehet në Shkodër Ilir Bajri, blindohet gjykata, Italia kërkon ekstradimin e tij

Kthehet në Shkodër Ilir Bajri, blindohet gjykata, Italia kërkon ekstradimin e tij

12:38, 24/04/2019
A+ Aa A-

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër është blinduar në orët e paradites nga forca të shumta policie.

Për shtetasin Ilir Bajri Rustemi, i arrestuar si pjesë e grupit Bajri është zhvilluar një seancë për masë sigurimi ndaj tij.

Italia ka sjellë një vendim për ekstradimin e Ilir Bajrit Rustemi në shtetin italian.

Në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjës në Itali e ka gjykuar dhe dënuar për akuzën “trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni” dhe është dënuar përfundimisht me 5 vite e gjysëm burg.

Në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër u zhvillua një seancë për masë sigurie për ekstradimin e tij drejt Italisë për këtë dënim në shtetin italian.

Ilir Bajri Rustemi ishte i pranishëm në seancë por masa e sigurisë ndaj tij u shty për një datë tjetër për shkak se nuk kishte avokatin mbrojtës. 

Ilir Bajri Rustemi u arrestua në shtator të vitit të kaluar si pjesë e grupit “Bajri” të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bashkë me disa persona të tjerë ndërsa çështja ndaj tyre vijon ende tek krimet e rënda.

 Tashmë pritet për t’u parë nëse dënimin që ka në Itali, Ilir Bajri Rustemi pas vendimit për ekstradim dhe njohjes së këtij vendimi në Shqipëri do ta vuaj në shtetin italian apo këtu në Shqipëri.

Gjatë gjithë kohës kur u zhvillua kjo seancë e masës së sigurisë në Shkodër, gjykata e shkallës së parë ishte e rrethuar nga forca të shumta policie.

Pas seancës që zgjati jo më shumë se 10 minuta, Ilir Bajri Rustemi u shoqërua nën masa të rrepta sigurie drejt paraburgimit në pritje të seancave të tjera tek krimet e rënda dhe gjykata e Shkodrës për qëllim ekstradimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco