FOTO/ Me foshnjen e sapolindur, familjarët protestojnë ndërsa jepet vendimi për mjekët: Drejtësi për Rexhinën

FOTO/ Me foshnjen e sapolindur, familjarët protestojnë ndërsa jepet vendimi për mjekët: Drejtësi për Rexhinën

11:36, 24/04/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin “detyrim paraqitjeje” për dy mjekët e maternitetit të Elbasanit, që u akuzuan si shkaktarë për vdekjen e 25-vjeçares Rexhina Cani Debrovës një orë pas lindjes së foshnjes.

Mjekët që u arrestuan më 22 prill ishin kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana.

Nga familjarët ata u akuzuan se nuk kishin kryer detyrën për ta shpëtuar lehonën.

Sot, gjatë seancës, bashkëshorti i ve i Rexhinës dhe familjarë të të dyve, kanë protestuar me foshnjen e sapolindur në krahë duke kërkuar drejtësi. Ata pretendojnë se rexhina nuk kishte pasur asnjë problem gjatë shtatzanisë dhe se i kishte kryer rregullisht vizitat.

Në hidhërim e sipër për vendimin e marrë, Gerti Debrova deklaroi se nuk do ta linte në heshtje këtë çështje dhe se do të kërkonte përgjegjësit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco