Kasapi që grabiti në Rinas, kandidat në zgjedhjet lokale të 2011-ës

Kasapi që grabiti në Rinas, kandidat në zgjedhjet lokale të 2011-ës

20:54, 23/04/2019
A+ Aa A-

Elton Pikli është personi i pestë që është vënë në pranga për grabitjen ne Rinas, ndërsa tentonte të largohej drejt Bullgarisë. Me profesion kasap, ai nuk është një emër i panjohur në qytetin e Krujës, pasi në zgjedhjet lokale të  vitit 2011-të ishte kandidat për këshillin bashkiak të të qytetit, pa arritur të fitojë, pasi ishte i shtati në listën shumë emërore, shkruan TPZ.

Kasapi kandidoi nën siglën e partisë “Aleanca Arbnore Kombëtare”, që drejtohet nga Gjet Ndoj. Nuk është sqaruar ende roli i Piklit në grabitjen e Rinasit, megjithatë dyshohet se ai ishte brenda furgonit me mbishkrimin ‘Kuponi Tatimor’.

Policia e Shtetit në njoftimin e shpërndarë për mediat theksonte sot se Pikli është arrestuar në kuadër të hetimeve për veprat penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco