Tjetër lëkundje në Durrës/ Ja forca e tërmetit

Tjetër lëkundje në Durrës/ Ja forca e tërmetit

19:58, 23/04/2019
A+ Aa A-

Tjetër lëkundje toke në qytetin e Durrësit. Më e fundit është regjistruar në orën 16.46 nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Tërmeti me manjitudë 3.3 ka pasur për epiqendër fshatin Kuraten, në Ishëm.

Lëkundja e re sizmike pason atë të mëngjesit të sotëm, të regjistruar po në të njëjtën zonë dhe me manjitudë 3.8.

Një ditë më parë, DurrësLajm raportoi për dy lëkundje të tjera që u regjistruan përgjatë së dielës dhe të hënës, në rrethinat e qytetit bregdetar.

Vlen të theksohet se që nga tërmeti i fortë 5.2 ballë i korrikut të vitit të kaluar, nëntoka e qarkut të Durrësit nuk po gjen qetësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco