Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Detajet/ Kanë arrestuar një kasap! Ja kush është i arrestuari i pestë si grabitës

Detajet/ Kanë arrestuar një kasap! Ja kush është i arrestuari i pestë si grabitës

18:02, 23/04/2019
A+ Aa A-

Elton Pikli, 32 vjeç, i arrestuari i pestë i grabitjes në Rinas, nuk ka rekorde penale për Policinë.

Madje ai kryen një jetë të zakonshme në qytetin e tij të Krujës, larg dyshimeve se mund të ketë një jetë tjetër si grabitës.

Pikli punon si kasap në qytetin e tij.

Madje ndryshe nga informacionet e para që u dhanë nga Policia, Pikli nuk është arrestuar në Bullgari, por në Qafë-Thanë teksa kthehej për në Shqipëri.

Emri i Piklit ka dalë gjatë dëshmisë së njërit prej personave të arrestuar.

Krutani po kthehej nga Bullgaria, në momentin që i janë vendosur prangat.

Më herët ai ka qenë i shpallur në kërkim për falsifikim.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco