Si ra në përgjime grabitësi i pestë i Rinasit nga Fushë-Kruja

Si ra në përgjime grabitësi i pestë i Rinasit nga Fushë-Kruja

17:53, 23/04/2019
A+ Aa A-

Elton Pikuli 32 vjeç nga Fushë-Kruja, u ndalua dy orë më parë në Bullgari pas një letërporosie të drejtuar nga Policia dhe Prokuroria shqiptare, për ekstradimin e tij.

Ai ishte larguar nga Shqipëria vetëm disa ditë pas grabitjes, ndërsa thuhet se kishte rënë në përgjimet e Prokurorisë që ka mbajtur në vëzhgim të gjithë grupin e dyshuar të personave që kanë lidhje me grabitjen e Rinasit.

E. Pikuli nuk është person me rekorde penale sipas Policisë.

Ai është kapur si pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve të grabitjes, disa prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa të tjerë sipas Policisë janë shpallur në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco