Imami i arrestuar nga Policia, pse dyshohet që ai është grabitësi në foto me Admir Murataj

Imami i arrestuar nga Policia, pse dyshohet që ai është grabitësi në foto me Admir Murataj

23:26, 22/04/2019
A+ Aa A-

Një nga personat e arrestuar dje nga Policia, Oltion Veseli, 38 vjeç, nga Kruja, dyshohet se është një nga personat i cili ka qenë pjesëmarrës direkt i grabitjes në aeroport më 9 prill.

Veseli sipas burimeve mediatike pranë Policisë është personi që shfaqet në foto me Admir Murataj, teksat marrin thasët me para.

E shkuara e tij është ajo e një imami në xhaminë e Krujës, por nga informatat ai ka një të shkuar të errët si komando në shërbim të talebanëve.

Veseli ka studiuar në Jemen deri në vitin 2003, ku kishte shkuar për studime fetare. Më pas ka shkuar në Afganistan kur është arrestuar në vitin 2005 si i dyshuar si terrorist islamik.

Veseli kishte përgatitje të lartë ushtarake dhe ka qëndruar në burg deri në vitin 2006, kohë kur u kthye në Shqipëri.

Veseli ishte një imam i vetëshpallur dhe jo i emëruar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco