FOTO dhe Emri i plotë/  Kush ishte e reja që humbi jetën sot në Maternitetin e Elbasanit

FOTO dhe Emri i plotë/ Kush ishte e reja që humbi jetën sot në Maternitetin e Elbasanit

17:39, 22/04/2019
A+ Aa A-

Një nënë e re humbi jetën sot në Maternitetin e Elbasanit, vetëm një orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Emri i saj është Rexhina Debrova, 25 vjeç, e cila sipas spitalit kishte mbërritur me urgjencë më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50”.

E reja ishte me origjinë nga fshatrat e Llixhës, por me banim në Elbasan.

Ajo kishte  vetëm 10 muaj që kishte lidhur kurorë dhe priste një vajzë, e cila për mrekulli mbijetoi edhe pse nëna humbi jetën.

Familjarët e Rexhina Debrova tashmë akuzojnë mjekët për ndërhyrje me vonesë.

Sipas tyre, Rexhina ishte nisur për në maternitet pasi i kanë nisur dhimbjet.

Por është futur në operacion 3 orë me vonesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco